Vendosni fjalën kyçe....

Ish-lideri i “Sektorit të Djathtë” Dmitry Yarosh zgjidhet këshilltar i Komandantit të Forcave të Armatosura në Ukrainë


Ish-udhëheqësi i organizatës ukrainase “Sektori i djathtë” (i njohur si organizatë ekstremiste dhe është e ndaluarnë Rusi) Dmitry Yarosh është emëruar si Këshilltar i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Me urdhër të gjeneral-lejtnant Valeriy Zaluzhny, unë jam emëruar këshilltar i komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Faleminderit për besimin tuaj! Së bashku do të fitojmë!”- e dha vetë lajmin Yarosh në një postim në Facebook.

Në mesin e viteve 1990, Yarosh u bë një nga bashkëthemeluesit e organizatës së krahut të djathtë Trident me emrin Stepan Bandera (organizata njihet si ekstremiste në Rusi dhe ështe e ndaluar). Në bazë të “Trident” në vitin 2013 u krijua “Sektori i Djathtë”. Yarosh e drejtoi atë dhe ishte lider deri në nëntor 2015.

“Sektori i djathtë” bashkoi aktivistët e krahut të djathtë ukrainas. Ata morën pjesë aktive në protestat në Kiev në fund të vitit 2013 dhe në 2014-ën. Anëtarët e organizatës morën pjesë në përleshje me trupat e brendshme dhe forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët ruanin ndërtesën e administratës së Presidentit të atëhershëm Viktor Janukoviç.

Yarosh ka folur vazhdimisht ashpër kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donbas. Në mediat ruse pro-Kremlinit, emri i tij në fakt është bërë një emër i njohur.