Vendosni fjalën kyçe....

Krivokapiç: Mal i Zi nuk është kundër Ballkanit të Hapur, por ekzistojnë procese të ngjashme


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç deklaroi se nuk i është bashkuar nismës për Ballkanin e Hapur, sepse një proces i ngjashëm tashmë ekziston.

Në një intervistë për Tanjug, Krivokapiç tha se Mali i Zi nuk ka thënë se nuk do t’i bashkohet nismës për Ballkanin e Hapur, por se nisma të ngjashme tashmë ekzistojnë dhe se në to duhet të fokusohen.

Siç shpjegoi ai, edhe tani qytetarët e Malit të Zi kalojnë kufijtë me vendet përreth me vetëm letërnjoftim, ndërsa problemi i vetëm tha se janë lejet e punës, ndonëse siç thotë ai, kjo mund të “zgjidhet me elegancë”.

Nuk shoh ndonjë dallim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. I vetmi ndryshim është se do ta drejtonim vetë dhe tani jemi të udhëhequr. Unë jam për pavarësi, por që ka institucione që do të kenë autoritet për të siguruar që në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pse duhet të bëjmë një hap përpara”, tha Krivokapiç.

Le ta përfshijmë këtë. Unë nuk jam kundër asnjë nisme që ka për qëllim mirëqenien dhe përfitimin e qytetarëve që kalimi i kufirit të jetë i shpejtë, që askush të mos presë”, tha Krivokapiç.