Vendosni fjalën kyçe....

Luçiano Boçi në Komisionin e Arsimit: Degët e mësuesisë po zhduken, pas 10 vitesh do të kemi krizë për mësues


Në Komisionin për Median është diskutuar sot në parim projektligjit ”Për Buxhetin e Vitit 2022” për Arsimin.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Evis Kushi tha se prioritet është dixhitalizimi dhe investimi në laboratorë në shkolla dhe ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë.

Mirëpo deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi vuri theksin tek mungesa e financimit për degën e mësuesisë.

Boçi tha se kjo po ndodhte për shkak të mungesës së paketave financiare.

“Duhen 8 vite të prodhosh një mësues. Një investim i jashtëzakonshëm. Për 10 vite del një mjek. Sot nuk kemi më prodhim mësuesish. Pas 10 viteve kjo shoqëri do të ketë krizë mësimdhënie dhe nuk do të ketë më mësues. Merrni ekselentët, paguani për të mbrojtur degët për mësuesit e rinj. Shihni pagat për pedagogët sepse janë mjerane. I keni harruar studentët dhe mbështetjen financiare për ta.”-tha Boçi.