Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Senatit të Nju Xhersit drejt humbjes përballë republikanit shofer kamioni që shpenzoi 153 dollarë në fushatë


Presidenti i Senatit të Nju Xhersit, Steve Sweeney mund të humbasë vendin e tij përballë një shoferi kamioni konservator, i cili thuhet se ka shpenzuar vetëm 153 dollarë në fushatën e tij.

Edward Durr kryesonte me mbi 2000 vota prej mëngjesit të së mërkurës, raporton New Jersey Globe. Një disfatë e Sweeney, liderit legjislativ më jetëgjatë në historinë e këtij shteti, do të shkaktonte një ndryshim të madh të politikës së Nju Xhersit, sipas Globe.

Durr e përshkruan veten si konservator. Ai favorizon uljen e taksave dhe rritjen e përgjegjësisë fiskale, sipas faqes së tij në Facebook.

Garuesi konservator tha se ai u takua me Sweeney dhe e sfidoi atë në një debat në tetor, por Sweeney thuhet se nuk pranoi.

Durr ka qenë kritik për trajtimin e pandemisë COVID-19 nga guvernatori demokrat i Nju Xhersit, Phil Murphy, veçanërisht vendimi i Murphy për të detyruar shtëpitë e pleqve të pranojnë pacientë me COVID-19, një vendim që Durr thotë se rezultoi në vdekjen e 8,000 të moshuarve.

Zgjedhjet e së martës rezultuan të shqetësonin shumë vende të kontrolluara nga demokratët. “Në një cikël si ky, asnjë demokrat nuk është i sigurt,” tha kryetari i NRCC Tom Emmer, një republikan nga Minesota. Republikani Glenn Youngkin fitoi garën për guvernator në Virxhinia, ku Presidenti Joe Biden fitoi me 10 pikë në vitin 2020.