Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria u jep 20 milionë dollarë bashkive për Emergjencat Civile


Qeveria do mbështesë bashkitë e vendit me 20 milionë dollarë për Emergjencat Civile.

Shuma do pëërdoret vetëm për këtë çështje ka ministri i Mbrojtjes, Peleshi gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit si dhe me 12 prefektët e qarqeve.

Sipas numrit një të mbrojtjes, synimi kryesor do jetë menaxhimi i situatave që mund të krijohen nga shirat gjatë sezonit të vjeshtës.

“Ne kemi këtë vit rreth 20 milionë dollarë buxhet për Emergjencat Civile, e cila do të ndahet pak a shumë në mes. Ne tani jemi në sezonin e shirave dhe do përqendrohemi më tepër te menaxhimi i pasojave, sepse nuk është se kemi kohë sot të flasim për shkakun, për parandalimin e përmbytjeve, por gjithsesi investimet edhe puna e përbashkët për të reduktuar riskun më afatgjatë përmes investimeve dhe punës së koordinuar duhet të jetë një paralele që duhet të na shoqërojë vazhdimisht. Sistemi i ringritur ose i rishikuar sot për sot është një Agjenci Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila funksionon nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes që është autoriteti që koordinon të gjitha forcat, të gjitha institucionet që kanë një rol për të luajtur në përballimin e emergjencave.” – tha ndër të tjera Peleshi gjatë takimit.