Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se u ka dhënë një mesazh të koduar dy deputetëve të PD-së, Alfred Rrushaj dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët prej disa ditësh kanë qenë pranë banorëve që po protestojnë në zonën e ‘5 Majit’ kundër shembjes së banesave të tyre, pa marrë më parë një zgjidhje se ku do të vendosen.
Veliaj tha se bllokimi i projekteve sjell fundin e karrierës politike për politikanët duke sjellë në vëmendje protestat tek ‘Bregu i Lumit’ apo ‘Bulevardi i Ri’.
“Përgjigja ime për të gjithë ata politikanë që shkojnë dhe nxisin numëruesit e tyre, komisionerët e tyre, tarafin e tyre, për të organizuar protesta, dua t’ju kujtoj një gjë: Ai ‘Bregu i Lumit’ i ka ngrënë disa karriera politikanësh, që sot nuk e ekzistojnë më, njerëzit ua kanë harruar emrat.
Ai ‘Astiri’ i hëngri disa koka politikanësh që sot nuk janë më as në Parlament, askund! Ai ‘Bulevardi i Ri’ i hëngri disa koka politikanësh, ai ‘Liqeni’ i hëngri disa koka politikanësh, ai këndi i lodrave, ajo ‘Kalaja’ apo Pazari i Ri, i hëngri disa koka politikanësh.
Dhe u kam thënë: ‘O çuna po ju përdorin mish për top. Shkoni bllokoni një projekt, projekti bëhet, dilni ju më keq. Dhe pastaj vetë partia juaj ju heq.’
Po shikoja këtë Rushajn dhe Gjekmarkajn që sa kanë filluar në Parlament. Kur i pashë dhe tek Bregu i Lumit thashë: ‘Po ndiqni të njëjtën karrierë si ata që e nisëm me sell të madh politikën, pastaj kthehen tek zanati i vjetër që përdor çdo gjë në politikë dhe pastaj e mbyllin me një mandat.’ S’kanë karrierë se njerëzit nuk janë budallenj.
Kam vetëm një paralajmërim: ‘Mos paçi fatin e atyre që e lanë karrierën te ‘Bregu i Lumit’.
Nëse do vazhdojmë të përdorim për politikë projektet e bashkisë, nuk do t’ju lë asgjë mangët që të përfundojnë në koshin e histories, siç përfunduan të tjerët që, për të penguar bashkinë, cystin njerëzit, cystin konflikt social, cystin protesta dhe cystin një histori histerie të paqenë’, tha Veliaj nga Krraba, ku i dorëzoi çelësat e banesës së re një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.”- deklaroi Veliaj.