Shtatë persona kanë humbur jetën në Rusi pas një aksidenti ajror. Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, arsyeja e rrëzimit të avionit mund të jetë problemet me motorin ose kushtet e pafavorshme të motit.
Aeroplani An-12 u rrëzua pranë qytetit Irkutsk të Rusisë të mërkurën, duke vrarë shtatë persona. Më herët u tha se në bordin e avionit të rrëzuar ndodheshin pesë anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë.
Më herët, ministria konfirmoi se avioni u zhduk nga radarët, duke thënë se në bord ishin tetë persona.
Ministria më vonë tha se vendi i rrëzimit ishte zbuluar nga ekipet e shpëtimit se ishte afër Irkutsk-ut dhe se avioni mori flakë.
Një burim i tha Sputnik-ut se avioni i zhdukur drejtohej nga kompania bjelloruse ‘Grodno’.