Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi miraton projektligjin për bashkëqeverisjen me 73 vota


Kuvendi ka miratuar sot me 73 vota pro projektligjin për bashkëqeverisjen. Në seancën plenare ku u debatua gjatë mbi këtë projektligj, 42 nga deputetët votuan kundër.

Deputetët e opozitës argumentuan sot në foltore se ky projektligj forconte më shumë pozitën e kryeministrit.

Ndërkohë është miratuar gjithashtu me 112 vota pro edhe akti normativ për vaksinat Pfizer.

Në seancën e sotme mungonin kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.