Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Do vendosim ‘Green Pass’ për hyrjen në bare, restorante e struktura të tjera shërbimi


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, ka njoftuar ditën e sotme se qeveria do kërkojë pasaportën e vaksinimit për të gjithë ata që duan të futen në bare e restorante apo struktura të tjera shërbimi.

Ajo e bëri deklaratën gjatë fjalës në Kuvend, ku foli për marrëveshjen me kompaninë Pfizer, për të tjera vaksina që do përdoren për vaksinimin e popullatës.

“Kemi nisur prej disa javësh fazën e dytë të vaksinimit derë më derë në çdo universitet. Mos harrojmë që kur përmendim Europën e dalim këtu e flasim për vaksinime duhet të përmendim kontekstin. Si hyhet në një lokal në një bar në një restorant në Europë, a hyhet me Green Pass? Do ë vëmë Green Pass-in. Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit. Do vëmë Green Pass. E vendosëm në universitete.”- deklaroi Manastirliu.