Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Shqipëria në listë pritje për të marrë ilaçin Munlopiravir kundër Covid


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi në emisionin “Real Story” se Shqipëria ka marre kontakte me kompaninë e cila ka prodhuar pilulën Mulnopiravir të prodhuar nga kompania amerikane Merc.

Manastirliu tha se vendi ynë është në listë pritje për ta marrë këtë medikament.

Ne kemi marrë kontakte me “Merck”. Po ashtu kemi marrë kontakte me Pfizer, pasi dhe ai është duke prodhuar një bar që quhet proteaz. Janë duke eksploruar këto barna, që do të ndryshojnë kohën, do jenë mbështetjet për vaksinat. Do të reduktojë 50% të fazave të rënda dhe hospitalizimeve. Kemi krijuar lidhjet tona përmes instrumentit të përbashkët që ka vendosur BE, të jemi dhe ne në këtë listë. Kemi përcaktuar ato detaje të sasive dhe procedurave që do të ndjekim. Duke shpresuar që do të kenë efikasitet.”-deklaroi Manastirliu.