Vendosni fjalën kyçe....

Ministri serb: S’na duhet Rusia për t’u kthyer në Kosovë, na mjaftojnë serbët e atjeshëm


Ministri serb i Mbrojtjes ka thënë sot se Beogradit nuk i nevojitet ndihma e Rusisë për t’u kthyer në Kosovë.

Ai ka reaguar pas deklaratës së ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, i cili tha se Serbia po angazhon vullnetarë rusë në veri të Kosovës për të destabilizuar vendin.

Vulin tha se për t’u kthyer në Kosovë, Serbisë i mjaftojnë serbët që jetojnë atje.

“Kur të shqiptarët mbretëron frika dhe ndërgjegjja e papastër, ata zakonisht flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiqi dhe Serbia.. As presidenti Vuçiç dhe as unë nuk po kërkojmë vullnetarë rusë. Për kthim në Kosovë nuk na duhen rusët, na mjaftojnë serbët e atjeshëm. Për këtë janë bindur shqiptarët kur dërguan njësitë speciale në veri, por që i kthyen prapa të turpëruara e të mposhtura.” – tha ministri serb Vulin.