Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku zgjedh për herë të parë një grua si Sekretare të Përgjithshme të Guvernatorit të Vatikanit


Papa Françesku ka emëruar për herë të parë një grua so Sekretaren e Përgjithshme të Guvernatorit të Qytetit të Vatikanit.

Sikurse raporton Vatikan News e përzgjedhura e Papës është Sr. Raffaella Petrini, e cila është anëtare e Motrave Françeskane të Eukaristisë.

Që nga viti 2005 ajo ka shërbyer si zyrtare në Kongregacionin për Ungjillizimin e Popujve. E lindur në Romë më 15 janar 1969, Petrini ka një diplomë në shkenca politike nga Libera Università Internazionale degli Studi Sociali Guido Carli (LUISS).

Ajo ka përfunduar dhe doktoraturën në Universitetin Papnor të Shën Thomasit, ku aktualisht është një nga profesorët.

Ndërkohë, si Zëvendës Sekretar të Përgjithshëm është zgjedhur avokati italian Giuseppe Puglisi-Alibrandi, i cili deri më tani ka drejtuar Zyrën Ligjore të Guvernatorit.

Alibrandi lindi në Romë më 23 tetor 1966, ku u diplomua në drejtësi nga Universiteti La Sapienza. Që nga viti 2014 ka shërbyer si zyrtar në Guvernator dhe që nga viti 2017 ka drejtuar Zyrën Ligjore, Gjendjen Civile, Regjistrin dhe Noterinë e Shtetit të Vatikanit.