Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ballkani i Hapur nismë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve, nga janari presim lehtësim të masave nëpër kufij


Kryeministri i Shqipërisë Rama tha në qendër të takimit të sotëm për nismën e Ballkanit të Hapur kanë qenë bizneset, tregtarët, fermerët, studentët, akademikët e kategoritë e tjera.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp kreu i qeverisë tha se kjo nismë është e hapur për të gjashtë vendet e rajonit dhe jo vetëm për tre vendet që janë tani për tani pjesë e saj.

Rama theksoi se zbatimi i nismës do integrojë ekonomitë e vendeve, do i bëjë ato më konkurruese e do thithë më shumë investime të huaja në rajon.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, që nga janari pritet që të ketë lehtësira më të mëdha në kufijte respektivë duke theksuar se kjo nismë bëhet për mirëqenien e qytetarëve të vendeve.

“Ndryshe nga takimet e tjera, kësaj here i gjithë fokusi ka qenë te fermerët, bizneset, studentët, akademikët. Për të hequr barrën e rëndë të burokracisë, kontrolleve, inspektimeve. Më vjen shumë mirë që jemi fokusuar aty ku është thelbi i kësaj nisme. Thelbi është si të zgjerojmë ekonomitë e tregjet tona, që mbeten të vogla por nëse integrohen kthehen në një treg të rëndësishëm jo vetëm për bizneset tona po edhe investimet e huaja direkte në rajon. Kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashkët drejtuar BE-së. Ne nuk kemi asnjë lëkundje në rrugën tonë drejt integrimit në BE. Jam i bindur se shifrat e ardhjes së turistëve nga Serbia e Maqedonia e Veriut, siç kanë qenë sezonin e fundit turistik. Jam i bindur se nga janari do ketë një lehtësim të madh në kufi për fermerët, distributorët, tregtarët etj. Ballkani i Hapur është padyshim një nismë në shërbim të mirëqenies së vendeve, qytetarëve.”