Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Jam dakord që Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, por ajo vjen në fund


Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një konferencë me gazetarët në Beograd pas takimit që pati në kuadër të nismës për “Open Balkan” me presidentin serb Aleksandar Vuçiçin si dhe me zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Gazetarët e pyetën Ramën se sa e sinqertë iu duk ftesa e Vuçiçit për Kosovën që të bëhet pjesë e “Open Balkan”, në një kohë kur Beogradi ka ndaluar boksierët nga Kosova për të marrë pjesë në Kampionatin e Boksit në Beograd.

 Rama tha se është dakord që Serbia t’i kërkojë falje Kosovës, por sipas tij falja është ajo që vjen në fund. Ai theksoi se sinqeriteti i deklaratës së Vuçiçit do të testohet vetëm nëse Kosova pranon ftesën dhe i bashkohet nismës.

 “Sinqeriteti i të gjithë deklaratave testohet në provën e realitetit. Sot presidenti i Serbisë e tha hapur se mirëpret Kosovës njësoj si dy vendet e tjera. Pra kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë. Kjo nismë ka qenë domosdoshmëri kohë më parë. Kur ne kuptuam që procesi i Berlinit ishte i destinuar të kthehej në proces deklaratash. Unë jam për falje.

Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do t’i japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund , nuk mund të vijë në fillim. Ballkani i Hapur ka mundësuar që ne të kemi realitet atë që prej vitesh e kemi ëndërruar. Nuk hiqet dot kufiri në konflikt të hapur me Serbinë sepse jo Serbia, por ngrihet dhe Uashingtoni dhe thotë Shqipëria e Madhe.”- tha Rama.