Në Konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiçi i kërkoi falje për incidentin e djegies së flamurit shqiptar para samitit.
Por Rama tha se nuk kishte arsye për të kërkuar falje, pasi siç shprehet ai “çdo pyll ka derrat e vet”.
Ai u shpreh se situata mes shqiptarëve e serbëve është larg së qenurit ideale, por se tensionet e larta sot bien më shpejt se më parë.
“Për çfarë duhet të kërkohet falje në këtë rast kur një personazh ekstremist… kur çdo vend ka kokëboshët e vet, çdo pyll ka derrat e vet. Është ndaluar nga policia dhe është çuar para procesit. Flamujt shqiptarë janë kudo e patë. Dhe kjo është diçka që ishte e pamendueshme disa vite më parë dhe jam e bindur që të gjitha gjërat që ndodhin, janë gjëra që patjetër janë të paevitueshme sepse situata është larg së qeni ideale mes shqiptarëve e serbëve për shkak të mosnjohjes së Kosovës, por ama dhe tensionet e larta kur ngrihen, sot bien shumë më shpejt se sa ndodhnin kohë më parë.
Nuk duhet të humbasim fokusin dhe të impresionohemi shumë nga gjëra të kësaj natyre.
Jemi dy kombet më të mëdha në këtë rajon dhe mund të bëjmë për rajonin atë që gjermanët dhe francezët bënë për Europën.”- deklaroi Rama.