Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi 30 minuta para koncertit të grupit “Abba” në Suedi, humbin jetën dy persona dhe plagoset një i tretë


Grupi Abba ka anuluar koncertin që do të mbahej këtë të martë në Suedi, pas një tragjedie që ka ndodhur pak para se të niste shfaqja.

Të martën në mbrëmje, siç shkruan BBC, një burrë 80-vjeçar është rrëzuar nga kati i shtatë i një pallati duke rënë në sallën e koncerteve “Uppsala” në veri të Stokholmit, mbi një 60-vjeçar, i cili gjithashtu ka gjetur vdekjen nga goditja.

Rreth 1,000 njerëz ishin mbledhur për një koncert me homazhe për grupin Abba të martën në mbrëmje.

Por 30 minuta para fillimit të shfaqjes, një burrë u rrëzua dhe ra në hollin e hapur në katin e parë.

Ai ra mbi dy persona. 80-vjeçari vdiq, e të njëjtin fat me të pati edhe një nga personat mbi të cilët ai ra.

Personi i tretë ka mbetur jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital.

“Ne morëm një telefonatë për dikë që ka rënë nga një lartësi e madhe.”– tha zëdhënësi i policisë Magnus Jansson Klarin për agjencinë e lajmeve AFP. Ai tha se oficerët po punonin për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur saktësisht, duke shtuar se ishte shumë herët për të thënë nëse një krim kishte ndodhur.

Salla e koncerteve fillimisht u mbyll nga policia, kështu që dëshmitarët në vendngjarje mund të merreshin në pyetje.

Kompania e eventeve që organizoi shfaqjen, ka shkruar në faqen e tyre në Facebook se “të gjithë janë në shok”.

“Fatkeqësisht, ne duhet të njoftojmë se një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur. Ajo që dimë është se dikush u hodh ose ra nga lartësia në arenë dhe goditi njerëz të tjerë.”– tha kompania. “Për momentin nuk dimë më tepër, të gjithë janë në shok.”-vijon deklarata.

Incidenti tragjik vjen vetëm disa ditë përpara se Abba të publikojë të premten albumin e tyre të parë në më shumë se 40 vjet.