Vendosni fjalën kyçe....

Tritan Shehu: Qeveria s’ka strategji si do ecet me dozën e tretë dhe vaksinimin masiv të popullatës


Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka thënë në Kuvend se qeveria është e pabesueshme lidhur me vaksinimin e popullatës.

Sipas tij, qytetarët janë vaksinuar me vaksina të pacertifikuara dhe kjo ka dëmtuar besueshmërinë e procesit. Ai po kështu akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë strategji lidhur me dozën e tretë apo vaksininimin masiv.

“Nuk ka asnjë strategji si do ecet me dozën e tretë, me vaksinimin masiv. Nuk keni asnjë strategji në këtë drejtim. Po përdorni vaksina të pacertifikuara nga EMA apo FDA. Kjo nuk zgjidhet me dhunë, por me bindje, me prova të sigurta. Gjendja po rëndohet dhe duhet të marrim masa të shpejta.

U bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen, po u bëj thirrje juve që të përdorni vaksina të pacertifikuara.” – tha ndër të tjera Shehu.