Vendosni fjalën kyçe....

Ulsi Manja: Patronazhistët tanë po bëhen gati për zgjedhjet lokale


Deputeti i PD-së Dashnor Sula replikoi me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja lidhur me projektligjin për bashkëqeverisjen, duke ngritur dyshime se Rama po kërkon të çojë në institucione persona të besuar që të kenë akses në informacione.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij hodhi poshtë pretendimet e opozitës se projektligji për bashkëqeverisjen është anti-kushtetues.

Ndërsa replikonte me deputetin demokrat Dashnor Sula, Manja i kërkoi atij që të mos merret me patronazhistët e PS, pasi ata po bëhen gati për zgjedhjet lokale.

“Çfarë është projektligji për bashkëqeverisjen, nëse deri dje një qytetar që kishte një ankesë, i drejtohej institucionit me një shkresë, dhe i kalonte nëpunësit për Marrëdhëniet me Publikun apo ankesat. Merrte apo nuk merrte përgjigje. E njëjta gjë do ndodhë edhe sot. Do t’i drejtohet institucionit dhe do të marrë përgjigje nga institucioni i linjës, por me një ndryshim që dixhitalizohet marrëdhënia e qytetarit dhe nuk do ketë mundësi të ngelë në sirtar. Mbasi të marrë votën mund ta çoni në Gjykatën Kushtetuese.

Bashkoni votën me ne sot dhe bëhuni pjesë e bashkëqeverisjes, lërini patronazhistët se po bëhen gati për zgjedhjet lokale patronazhistët tanë, dhe mos thoni pastaj pse i humbëm zgjedhjet.”- tha Manja.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi deputeti i PD-së Dashnor Sula tha se “Projektligji për bashkëqeverisjen nuk bën gjë tjetër veçse ju jep fuqi patronazhistëve”.