Vendosni fjalën kyçe....

4 humbje jete e 631 raste të reja me koronavirusin e ri në vend


Katër persona kanë humbur jetën në spital lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar në 2948 numrin e viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Pacientët që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç.

Nga 3700 testime ditore janë zbuluar 631 raste të reja. Në spital po mjekohen 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.