Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PD-së, Basha, lidhur me çeljen e garës për zgjedhjet në Forumin Rinor.
Gjatë takimit me qytetarët e Lushnjes në foltoren e radhës, ai tha se Basha e ka marrë vendimin me kokën e tij dhe pa pyetur asnjë ka ngritur një komitet që do merret me zgjedhjet në FRPD duke deklaruar se ‘kryetari pa parti bëri atë që nuk ka bërë askush në 30 vite’.
“Basha ka krijuar një komitet për zgjedhjet në FRPD. Pa pyetur asnjë, me kokën e tij. Një akt stalinisti mirëfilltë dhe i turpshëm. Kështu si ka vepruar kryetari pa parti në 30 vite nuk ka vepruar asnjë njeri i vetëm. Këto i bënte diktatori, po edhe ai ndiqte ndonjë procedurë. Të rinjtë të marrin në dorë këtë foltore siç po e marrin çdo ditë e më shumë.” – tha Berisha.