Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ballkani i Hapur skemë vasaliteti e Shqipërisë ndaj Serbisë, nismë e pëkrahur nga Soros


Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar projektin e Ballkanit të Hapur duke akuzuar kryeministrin Rama se po i hap rrugën hegjemonisë së Serbisë në rajon.

Ai tha nga foltorja e Lushnjes se kjo nismë e përkrahur nga miliarderi Soros, e dëmton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare duke fuqizuar Serbinë.

“Unë jam njeriu më i votuar i këtij vendi në 30 vite. Në rrafshin politik kjo betejë po zhvillohet me sukses dhe gradualisht do ketë edhe më shumë sukses. As në Europë, as në SHBA nuk gjen burra e gra të lirë që besojnë se ti u thua ‘unë kam prova po nuk t’i them’. Ky lobim vjen nga një armik i përbetuar i vlerave konservatore në SHBA, Shqipëri e kudo. Në këtë betejë po mbroj dinjitetin tim, dinjitetin tuaj dhe interesin kombëtar. Kam denoncuar Ballkanin e Hapur, nuk e di e patë foton, padroni me dy argatët dhe rrinin gati para Sorosit Junior, Aleksit. BE nisi Procesin e Berlinit si ndihmë për vendet e rajonit dhe akordoi edhe 9 miliardë euro. Ballkani i Hapur i Soros sjell hegjemoninë e Serbisë në rajon.” – tha Berisha.