Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha s’ka thënë gjysmë fjale ndaj ligjeve antifamilje që do të miratojë qeveria


Gjatë foltores me qytetarët e Lushnjës, ish-kryeministri Berisha, tha se kreu i PD-së, Basha nuk është shprehur kundër ligjeve që po projektohen të miratohen kundër familjes shqiptare.

Ai tha se qeveria kërkon të ndryshojë rregullat e birësimit për familjet duke i quajtur ato ligje antifamilje.

“Historia na fton të votojmë me duart tona, ne këmbët tona, me protestat tona. Me kontrollin e votave që bën Edi Rama, nuk mund të rrëzohet më me vote. Ju ftoj të plotësoni formularët dhe të bashkohemi me 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së, në Kuvendin tonë. Kryetari pa parti nuk ka folur asnjë fjalë ndaj atyre që kanë sulmuar familjen shqiptare. Ligjet antifamilje kundër emërtimit të prindërve, që prekin birësimin, që ndryshojnë rregullat e birësimit pa pyetur fëmijët po duke pyetur një ideologji perverse si ajo ateiste. Pa oyetur dhe qëndrimet e besimeve fetare që na bëjnë krenare, bëjnë ligje duke lejuar adoptimet e fëmijëve jo nga çifte po edhe nga persona të vetëm. Çfarë vlere ka t’i quash prindërit, Prindi 1 e Prindi 2. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë nga kryetari pa parti kundër këtyre ligjeve. Nuk guxon sepse vijnë nga i njëjti burim. Ne do rindërtojmë forcën konservatrore shqiptare më të fortë se kurrë, të bazuar në lirinë, atdhetarinë, në interesin kombëtar, liritë e të drejtat e qytetarëve.” – tha Berisha.