Vendosni fjalën kyçe....

I vihet tritol një makine në Tiranë, ngjarja te ‘Komuna e Parisit’


Një mjeti në Tiranë i është vënë lëndë plasëse.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se lënda plasëse i është vënë një makine në pronësi të shtetases me iniciale R.K., në rrugën ‘Komuna e Parisit’.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:05, tek Komuna  e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.”