Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli do lëshojë në ajër balonën gjigante ushtarake, e pajisur me radarë tejet të përparuar (Video)


Izraeli po përgatitet të lëshojë një balonë gjigante të pajisur me një sistem më të avancuar të zbulimit të raketave dhe avionëve për të rritur më tej aftësitë e mbrojtjes ajrore të shtetit hebre, ka thënë Ministri e Mbrojtjes.

Ministria publikoi një video të shkurtër në internet, duke treguar se balona gjigante po fryhej ndërkohë.

Specifikimet e sakta të balonës, që u quajt ‘Sky Dew’, nuk janë bërë të ditura, por është përshkruar si një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji. Radarët e tij thuhet se janë në gjendje të zbulojnë raketa me rreze të gjatë veprimi, raketa lundruese dhe drone.

Sistemi, i zhvilluar bashkërisht nga Izraeli dhe SHBA-ja, i është nënshtruar testeve të suksesshme muajt e fundit dhe është planifikuar të vihet në shërbim së shpejti në veri të vendit, sipas ministrisë.

‘Sky Dew’ do të plotësojë sistemet e tanishme izraelite të zbulimit me bazë tokësore duke vendosur sensorë shtesë në një lartësi të madhe.

Radarë të tillë të ngritur ‘sigurojnë një avantazh të rëndësishëm teknologjik dhe operacional për zbulimin e hershëm dhe të saktë të kërcënimit’, tha Boaz Levy, CEO i Industrisë Hapësinore të Izraelit, i cili ndihmoi në zhvillimin e sistemit.