Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi kundër Bashës: Është jashtë kompetencave të tij të shpallë garën për kreun e FRPD-së, vendim i pabazuar


Deputeti i PD-së Belind Këlliçi e ka quajtur një vendim të pabazuar në ligj dhe në statusin e FRPD-së shpalljen e garës për kreun e ri e kryesinë e kësaj organizate nga ana e kreut të PD-së, Basha.

Në një deklaratë nga selia blu, kreu në detyrë i FRPD-së theksoi se FRPD është organizatë partnere dhe funksionon sipas statusit të saj duke shtuar se është jashtë kompetencave të kryedemokratit Basha që të shpallë garën për kreun e saj.

“Vendimi i sotëm është i pabazuar, qoftë në statusin e PD-së dhe është përtej kompetencave të kryetarit të PD-së, qoftë në statutin e FRPD-së. Ka një nen të caktuar për organizatat partnere që tregon funksionimin dhe pavarësinë e organizatave partnere në statusin e PD-së, i cili në asnjë nen nuk flet për një kompetencë të kryetarit për të shpallur zgjedhjet në një organizatë partnere. Kreu i PD-së udhëheq, monitoron, shpall vakanca, komandon, ka të drejtën e ndërhyrjes brenda strukturave të PD-së. FRPD është organizatë partnere. Ne baazohemi te statusi i forumit rinor të CDU-së gjermane. Është e vërtetë që mandati im dhe i një pjese dërrmuese të kryesisë ka skaduar por ne jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit deri në zëvendësimin tonë përmes një procesi zgjedhor brenda FRPD-së, të organizuar mbi statusin e tij, deri në dorëzimin e institucionit tonë te trupa e re.” – tha Këlliçi.