Babë e bir janë arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit i janë gjetur në mjetin me të cilin po udhëtonin 2 armë zjarri.
39-vjeçari S.J dhe djali i tij E.J 16 vjeç u ndaluan në rrugën “Ali Kolonja” pas kontrollit në mjetin triçikël.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-S. J., 39 vjeç dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 2 shtetas po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete.
Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak”-njofton policia.