Një person ka gjetur vdekjen në Elbasan pas një sherri me thika ndërsa i vëllai ka mbetur i plagosur rëndë.
Dyshohet se në sherr janë përfshirë dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë.
Njëri prej vëllezërve, 26-vjeçari Florenc Kovaçi ka gjetur vdekjen, ndërsa vëllai tjetër, Mikel Kovaçi 19 vjeç është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë pasi është në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në rrugën ‘Beqir Dardha’, ndërsa dinamika e shkaqet e saj janë ende të paqarta.