Vendosni fjalën kyçe....

“Tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë u mbahet sekret dosja, loja që po bëjnë dyshja Basha-Rama për vetingun”


Ish-kryeministri Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se reforma në drejtësi është një investim i miliarderit Xhorxh Soros për t’i lënë drejtësinë në dorë kryeministrit Rama.

Ai tha se Basha do bëhet pjesë e lojës bashkë me Ramën për t’u zgjatur mandatin organeve të vettingut, të cilat po bëjnë gjueti shtrigash, shtoi Berisha.

Po kështu ai akuzoi organet e drejtësisë mbajnë sekret vettingun për tre anëtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët sipas tij e kanë vendin në burg me shkeljet e bëra.

“Janë tre gjykatës në Gjykatën e Lartë, vettingu i të cilëve mbahet sekret. Sokol Sadushi, Ilir Panda, Ervin Pupo. Ligji e ka taksative që vettingu i gjyqtarëve duhet të jetë publik. Ata jo vetëm që nuk meritojnë të jenë atje po duhet të jenë në burg. Këtë reformë e inicoi Xhorxh Soros për t’i dhënë drejtësinë në dorë Edi Ramës. E keni dëgjuar gjë kryetarin pa parti të thotë thë për vettingun, për t’i zgjatur misionin Paloma Ballukut, motrës së Belinda Ballukut. Bashkëshortes së ministrit të Brendshëm i janë besuar dosjet e qytetarëve. Kryetari i marrë peng kërkon të maskojë votimin që do bëjë për Ballukun në KPK. Jam për vettingun e politikanëve po jo me manipulime.” – tha ndër të tjera Berisha.