Vendosni fjalën kyçe....

VMRO-DMPNE njofton se ka siguruar shumicën parlamentare në Maqedoninë e Veriut, bie LSDM e Zaevit


Kreu i VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka siguruar shumicën e re parlamentare.

Përmes një shënimi në Facebook si shkruan se vendi do ketë sukses pas arritjes së shumicës së re parlamentare.

Ai ka postuar edhe një foto pas takimit me partitë aleate që do jenë pjesë e shumicës prej 61 deputetësh.

“E ardhmja e re po vjen, kohë e re dhe shpresë e re. Na presim sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe faleminderues për përkrahjen dhe bashkërisht do të kemi sukses. Maqedonia do ketë sukses! Kemi shumicë të re parlamentare.” – shkruan Mickoski, përcjell INA.

Lëvizja e sotme vjen pas suksesit të partisë opozitare VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale të së dielës. Pas përfundimit të tyre, kryeministri Zaev dha dorëheqjen si shef i qeverisë dhe si kryetar i LSDM-së.

Megjithatë pas takimit me partitë aleate ai e ktheu vendimin duke dalë me një deklaratë për shtyp që njoftonte se shumica ishte e qëndrueshme dhe do vijonte detyrën.

I menjëhershëm ishte reagimi nga VMRO-DPMNE që i kërkonte Zaevit të mbante premtimin e t’i hapte rrugën zgjedhjeve të parakohshme.