Vendosni fjalën kyçe....

8,500 ushtarakë të Forcave Ajrore amerikane s’e bëjnë vaksinën, mijëra prej tyre kërkojnë justifikim fetar


Gati 8,500 personel i Forcave Ajrore amerikanne nuk arritën të përmbushin afatin e 2 nëntorit për të marrë një vaksinë Covid-19, tha ushtria, duke vënë në dukje se rreth 5,000 vazhdojnë të kërkojnë përjashtime për arsye fetare, ndërsa 800 ‘kundërshtuan’ plotësisht e përfundimisht.

Në statistikat e përditësuara të vaksinimit për trupat nga Forca Ajrore të mërkurën, dega tha se 8,486 ushtarë mbeten të pavaksinuar, duke përfshirë 2,753 që nuk e kanë filluar procesin, 4,933 që kërkojnë një përjashtim fetar e 800 që kundërshtuan ta bëjnë atë.

Megjithatë, pavarësisht nga pengesat, shumica dërrmuese e 326,000 personelit aktiv në Forcën Ajrore, ose gati 96%, janë vaksinuar plotësisht dhe kanë përmbushur me sukses një nga ‘afatet kohore më agresive në mesin e shërbimeve ushtarake’, tha Forca Ajrore.

“Pilotët tanë duhet të jenë të përgatitur për të operuar në çdo kohë, kudo në botë.” – tha në një deklaratë shefi i Shtabit të Forcave Ajrore, gjenerali CQ Broën Jr.

“Vaksinimi siguron që ne jemi një forcë e gatshme për të përmbushur angazhimet tona ndaj kombit duke mbrojtur shëndetin e ekipit dhe familjeve tona.” – shtoi ai.