Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Javën e ardhshme çojmë në Kuvend nene kundër oligarkisë në ligjin antimafia


Nene kundër oligarkisë, kjo është nisma e re ligjore e Partisë Demokratike. Në daljen e sotme për mediet, para selisë blu, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se javën e ardhshme do përparohet me draftin për të përfshirë në ligjin antimafia disa nene kundër oligarkisë.

“Por vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë. Faleminderit!”- deklaroi Basha.