Vendosni fjalën kyçe....

Dy humbje jete e 563 raste të reja me Covid-19 në vend


Dy pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin zyrtar të humbjeve të jetës që prej shpalljes së pandemisë në 2950 persona.

Nga 3150 testime të kryera janë gjetur 563 raste të reja me Covid-19.

Në spital po mjekohen 175 persona prej të cilëve 16 janë në gjendje më të rënduar.