Kompania mëmë e Google, Alphabet, thuhet se i është ‘ngjitur’ Pentagonit me shpresën për të fituar një kontratë të madhe kompjuterike cloud të njohur si ‘Joint Warfighter Cloud Capability’.
Gjiganti i teknologjisë ka ‘ndjekur në mënyrë agresive’ kontratën, raportoi të mërkurën ‘Neë York Times’, duke cituar persona që kishin njohuri mbi çështjen. Google e sheh këtë çështje si një prioritet, zbulohet në në dokumentet e brendshme të kompanisë, pretendon raporti.
Sipas gazetës, ‘nisma e ushtrisë, e cila synon të modernizojë teknologjinë cloud të Pentagonit dhe të mbështesë përdorimin e inteligjencës artificiale për të fituar një avantazh në fushën e betejës’, është zëvendësim për një kontratë me Microsoft që ishte anuluar këtë verë.
Google thuhet se ka punuar shumë në prapaskenë për të siguruar kontratën, duke shmangur një pjesë të konsiderueshme të burimeve të saj dhe duke tërhequr inxhinierë nga projekte të tjera, për të përgatitur një propozim të zbatueshëm për Pentagonin, sipas Times.
Shefi ekzekutiv i Google Cloud, Thomas Kurian, thuhet se u takua me Shefin e Shtabit të Forcave Ajrore, gjeneralin Charles Q. Brown të martën për të prezantuar teknologjitë e kompjuterave cloud të firmës. Ndërsa është e paqartë nëse takimi ka çuar në ndonjë marrëveshje midis palëve, Times raportoi se Google shpresonte të merrte kontratën në fjalë.