Vendosni fjalën kyçe....

Grenell: Soros financon familjen Blinken e Sekretari amerikan vë sanksione të njënashme ndaj kundërshtarëve të tij, skandal


Richard Grenell ka sulmuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken, lidhur me padinë ndaj tij në Tribunalin e Parisit.

I dërguari special i ish-presidentit Trump në bisedimet mes Kosovës e Serbisë, shkruan në Twitter se sanksionet e njëanshme të Blinken ndaj kundërshtarëve të Xhorxh Sorosit kanë ngritur pikëpyetje.

Sipas tij, vendimet e Sekretarit amerikan janë të ndikuara nga mbështetja e madhe financiare e Sorosit ndaj familjes Blinken, duke njoftuar se Kongresmeni Lee Zeldin po e ndjek çështjen e lartpërmendur.

“Sekretari Blinken po sfidohet në një gjykatë ndërkombëtare. Mbështetja masive financiare e familjes Blinken nga George Soros ka ngritur pikëpyetje në lidhje me sanksionet e njëanshme të Blinken ndaj kundërshtarëve të Soros. Ky është një skandal. Kongresmeni Lee Zeldin po merret me këtë çështje.” – shkruan Grenell në Twitter.