Gjendet i vrarë një biznesmen 43-vjeçar me origjinë nga Dibra dhe banues në afërsi të zonës së “Treshit”, në Tiranë.
Sipas televizionit “News 24” bëhet fjalë për biznesmenin Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 20 tetor.
Trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur në një humnerë në Malin me Gropa. Sipas “News 24” fillimisht është gjetur një xhup me njolla gjaku dhe nisur nga kjo provë ka vijuar kontrolli me qen të kërkimit të gjurmës, FNSH e dhjetëra forca të DVP Tiranë. Në trupin e viktimës ka shenja dhune.
Për zhdukjen e biznesmenit, i biri i tij Saimir Hoxha kishte bërë një kallëzim në Komisariatin Nr.5 më datë 24 tetor, ku ishte shprehur se kishte humbur kontaktet me babanë prej 4 ditësh.
Kafen e fundit ai e kishte pirë me Ferdinand Rrushin, një person me precedentë penalë, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.