Gruaja në foto quhet Suzanne Schultz edhe ka qenë Ambasadorja gjermane në Shqipëri.
Megjithëse ka qenë një nga ambasadorët më të angazhuar për reformën në Drejtësi, nëse do të kërkoni në Google do të gjeni vetëm dy foto të saj, pasi dilte pak në publik edhe shkruhej pak për të.
Por arsyeja përse e ndava sot me ju këtë foto është se sa herë e kam takuar për shkak të detyrës, ajo dukej si në këtë foto.
Zonja ishte gjithmonë e veshur me kostum (gri/blu/i zi) këmishë edhe karakteristika që më tërhiqte në veshjen e saj ishte shalli, shumëngjyrësh, i ndryshëm ccdo herë.
Një grua në karrierë komunikon si fillim me anë të veshjes edhe fillimi i mbarë është gjysma e punës. Protagonizmin, konsistencën, menccurinë, bukurinë, brishtësinë, sensualitetin, mirëqenien, gratë kanë mundësi ta komunikojnë së pari me anë të veshjes. Madje edhe për ccfarë duan të dallohen, zakonisht e përcakton së pari pamja e tyre.
Kjo grua me mënyrën e saj të thjeshtë edhe të pandryshueshme, komunikonte konsistencë. Monotonia në veshjen e saj e drejtonte vëmendjen e ccdo bashkëbiseduesi tek dëgjimi i kujdeshëm i fjalëve të saj, e aspak tek adhurimi i pamjes që kishte para. Por ia arrinte aq lehtësisht edhe pa u vënë re ta prishte monotoninë me shallet e saj plot ngjyra, të cilat për mua ishin emblema e një gruaje plot gjallëri, të qeshur si ngjyrat e shallit të saj edhe të pasur shpirtërisht.
Prej saj, në heshtje, mësova komunikimin me anë të një shalli.