Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Berati: Misioni madhor për mbrojtjen e interesave të qytetarëve vazhdon pa u ndalur


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Berat.

Ajo ka postuar një foto nga takimi ndërsa shkruan se qytetarët i kanë besuar LSI-së më 25 prill që të përfaqësojë e mbrojë interesat e tyre.

Kryemadhi shton se përkushtimi për këtë mision vijon pa u ndalur.

“Një moment nga takimi i punës me ekipin e LSI Berat. Përmes votës në 25 Prill, qytetarët na kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, ndaj përkushtimi për realizimin e këtij misionit madhor vazhdon pa u ndalur.” – shkruan Kryemadhi.