Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra gjermanë protestë në Lajpcig kundër vaksinimit të detyrueshëm e Green Pass, priten kundërdemonstrata


Mijëra qytetarë gjermanë kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Lajpcig kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe masave të tjera qeveritare lidhur me pandeminë Covid-19.

Ata u mblodhën në rrugët kryesore të qytetit duke brohoritur kundër masave qeveritare.

Në qytet janë paralajmëruar gjithashtu disa kundërdemonstrata, me policinë duke u përgatitur për një operacion në shkallë të gjerë që përfshin helikopterë dhe makina ujëhedhëse për të mbajtur palët e ndara.

Mes numrit në rritje të rasteve, qeveria e shtetit gjerman të Saksonisë njoftoi se do të forcojë kufizimet të hënën, duke lejuar vetëm ata që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19 të hyjnë në restorante ose mjedise të tjera publike.