Vendosni fjalën kyçe....

Pasi shpalli zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së, Basha thërret në takim grupin e punës


Pasi shpalli zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kreu i PD-së Lulzim Basha ka udhëzuar ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin.

Kështu këtë të shtunë, Basha ka thirrur në një takim sot orën 11:00 grupin e punës që kryesohet nga ish-kandidatja për deputete, Oriela Nebiaj.

Kujtojmë se posti i kreut të FRPD-së mbahet aktualisht nga Belind Këlliçi, por ky i fundit mbrëmjen e kaluar u deklarua kundër vendimit të Bashës.

Ai u shpreh se nuk është kompetencë e kryetarit të PD-së që të shpallë zgjedhjet në Forumin Rinor.

Një ditë më parë, Basha njoftoi hapjen e garës për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin. Sipas tij, mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:

* Oriela Nebiaj 

* Hergert Alimerko 

* Dario Sejdini  

* Enkelejda Rica  

* Juela Hamati 

* Anita Doçi