Protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm janë zhvilluar ditën e sotme në Francë, Gjermani e Itali.
Mijëra qytetarë në dy vendet kanë dalë në rrugët e qyteteve kryesore për të kundërshtuar pasaportat e vaksinimit të njohura si Green Pass dhe masat e tjera të marra nga qeveritë respektive lidhur me pandeminë Covid-19.
Në Gjermani protestat kanë qenë të dhunshme e kanë çuar në përplasjen e qytetarëve me policinë gjë që ka çuar në qindra arrestime.
Në Francë e Itali protestat u zhvilluan në qytetet kryesore të vendit ndërsa nuk janë të parat që zhvillohen prej shumë javësh tashmë.