Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në një trennë Gjermani. Sikurse bën me dije policia gjermane, incidenti ka ndodhur në shtetin jugor gjerman të Bavarisë, ku si pasojë kanë mbetur disa të plagosur.
Deutsche Welle shkruan se në momentin e incidentit treni po udhëtonte pranë Neumarkt, midis qyteteve Regensburg dhe Nuremberg.
Tre persona u plagosën, ndërsa dy paraqiten në gjendje të rëndë. Asnjë nga të lënduarit nuk mendohet të jetë në rrezik për jetën.
Policia ka njoftuar se sulmuesi i dyshuar se është arrestuar dhe se rreziku ka përfunduar.
“Për momentin nuk ka të dhëna të mëtejshme për personat e përfshirë.”- thuhet në njoftimin e policisë.
In Seubersdorf (NM) läuft ein größerer Einsatz.
Es besteht aktuell keine Gefahr für die Bevölkerung!
Unserer Einsatzzentrale wurde gegen 9 Uhr mitgeteilt, dass es in einem ICE zu Angriffen auf Fahrgäste kommen soll. Eine männliche Person wurde kurz darauf festgenommen. pic.twitter.com/s9WVZDlX9r
— Polizei Oberpfalz (@polizeiopf) November 6, 2021
Gazeta Bild tha se hetuesit aktualisht po përjashtojnë një sfond terrorist të incidentit. Ndërkohë një zëdhënës i operatorit hekurudhor gjerman Deutsche Bahn tha se linja hekurudhore midis dy qyteteve është mbyllur. “Për momentin, trenat po mbahen në stacione të përshtatshme.”- tha zëdhënësi.