Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar, ‘foltoret’ janë kthyer në tub oksigjeni për Ramën


Kryetari i PD-së Lulzim Basha është prononcuar për gazetarët pak para fillimit të mbledhjes me Kryesinë e Grupit Parlamentar në selinë blu.

Basha theksoi se koha e Berishës ka mbaruar dhe bashkë me të edhe koha e mandateve të skaduara që përdorin PD-në dhe forumet për interesa personale.

Kryedemokrati i cilësoi “foltoret” e Berishës tub oksigjeni për Edi Ramën.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.

Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës.

Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës

Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”-deklaroi Basha./ Hashtag.al