Të rinjtë e FRPD-së i bënë thirrje sot kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen, nga takimi i sotëm me liderin historik të kësaj force politike, Sali Berisha.
Por ky i fundit u shpreh se nuk do ta lejonte më atë të japë dorëheqjen, por do ta shkarkojnë nga detyra.
“Nuk e lejoj të japë dorëheqjen, por do ta heqim.”- janë fjalët e Berishës.
Në një moment gjatë fjalimit të tij, Berisha shprehu vlerësim për kreun aktual të FRPD-së Belind Këlliçin, duke thënë se Basha e ka parë atë si rival të mundshëm.
“Belind Këlliçi ju ka përfaqësuar ju me ndershmërinë dhe dinjitetin më të madh. I ka qëndruar besnik traditës familjare, ju, edhe në kohën kur ju bënë jashtë çdo lloj konteksti padrejtësitë më të mëdha. Edhe kur u përjashtua nga mundësia për tu përfaqësuar ju në Parlament, pa motiv tjetër përveç smirës sepse kryetari shihte potencialisht një njeri që mund t’i zinte vendin. Belind Këlliçi nuk u lëkund nga ju.”- tha Berisha.