Vendosni fjalën kyçe....

Derbi i Milanos përfundon në paqe


Derbi mes Milanit dhe Interit ka mbaruar në barazim 1-1.

Të parët që shënuan ishin zikaltërit me Çalhanoglu me penallti në minutën e 11.

Në minutën e 17 kuq e zinjtë barazuan pasi goditja e Tomori gjeti de Vrij i cili dërgoi topin në portën e tij.

10 minuta më vonë për Interin u akordua dhe një penallti tjetër por këtë herë Lautaro Martinez gaboi përballë Tatarusanos.

Me barazim 1-1 u mbyll edhe pjesa e dytë pavarësisht rasteve të shumta që patën skuadrat.

Milani vijon të mbetet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Napolin në vendin e parë.