Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se rrëshqiti nga shkallët, gjendet e pajetë një grua në hyrjen e një pallati në Elbasan


Një grua është gjetur e pajetë sot në Elbasan. Sipas televizionit “News 24” trupi i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen “Haxhias” në hyrje të një pallati në Elbasan.

Shkak i vdekjes së gruas së identifikuar si Liri Avdia, dyshohet aksidental pasi ka rrëshqitur në shkallët e hyrjes së pallatit duke pësuar goditje fatale në kokë.

Mediet lokale të Elbasanit kanë shkruar për ngjarjen, ku shprehen se gruaja ishte një endacake që e hasje kudo në qytet. Liria ishte një personazh mjaft i njohur në Elbasan, pasi atë e shihje në çdo miting të forcave politike, grumbullime njerëzish, në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti.

Liria ishte me origjinë nga Tropoja. Ajo ishte e martuar në Llixha të Elbasanit, por u divorcua. Pas viteve ’90 ajo jetonte e vetme me ndihmën e qytetarëve elbasanas. Liria ka edhe një djalë.