Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania përballet me inflacionin më të lartë pas rritjes së çmimit të energjisë


Nga energjia dhe ushqimi, te letra dhe qiraja, çmimet janë rritur në Gjermani dhe në mbarë Evropën.

Të dhënat më të fundit e vendosin inflacionin në ekonominë më të madhe të Evropës në 5% nga një vit më parë, niveli më i lartë në 30 vjet.

Simon dhe Lena Wendland janë prindër të binjakëve të porsalindur që thonë se jeta e tyre është bërë më e pasigurt, raporton Euronews.

Ne po kërkojmë vendin tonë tani dhe po shohim çmimet e larta të ndërtimit. Është pak e frikshme. Ndoshta do të përfundojmë me diçka më rurale – qyteti është i paarritshëm për ne tani,” thotë Lena, e cila është një terapist fizik.

Bild, gazeta më e shitur në vend, fajëson Bankën Qendrore Evropiane për dështimin në frenimin e çmimeve dhe madje shtimin e problemit me politikën e saj të parave të lira.

Bild i kishte vënë nofkën paraardhësit të Lagarde, Mario Draghi, “Draghila”, duke e krahasuar atë me një vampir që “thith llogaritë tona deri në pikën e fundit”.

Disa raporte të fundit e cilësuan shefen e BQE-së Christine Lagarde si “Madame Inflation”, duke thënë se ajo “vesh rroba Chanel”, por “tallet me fatin e pensionistëve, punonjësve dhe kursimtarëve”.

Por disa analistë thonë se BQE-ja në fakt ka mbrojtur prosperitetin e eurozonës me politikat e saj.

Carsten Brzeski është një ekonomist në ING. Ai thotë: “Për momentin inflacioni është kryesisht për shkak të çmimeve të larta të energjisë, çmimeve të larta të lëndëve të para dhe përfundimit të bllokimit, gjë që ka bërë që çmimet në sektorin e mikpritjes dhe turizmit të rriten pak.”

Pas shkatërrimit të shkaktuar nga krizat e viteve 1920 dhe 1970, gjermanët kanë një frikë të rrënjosur nga inflacioni.

Çmimet mesatare të energjisë në të gjithë Evropën u rritën me më shumë se 17% vetëm në shtator.