Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi në “Foltoren” e Berishës: Mandati im nuk është i përjetshëm, kush vë shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë


Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot foltoren e radhës në Tiranë, me anëtarë të FRPD-së. I pranishëm ishte edhe kryetari aktual i FRPD-së Belind Këlliçi.

Ai mbajti një fjalim të shkurtër ku falenderoi të rinjtë e forumit rinor, ndërsa theksoi se mandati i tij në krye të FRPD-së nuk është i përjetshëm. Këlliçi u shpreh se kushdo që vë shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën duke iu referuar Berishës dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë.

“Dua ta nis fjalën time me një falenderim për çdo anëtar të forumit rinor, që në këto 6 vite nuk ka lënë rrugicë të Shqipërisë, lagje, fshat, qytet, pallat pa trokitur për të kërkuar votë për Partinë Demokratike, për të fituar zgjedhjet dhe për t’i rikthyer shpresën edhe njëherë rinisë shqiptare.

Nëse unë në 2015-tën u zgjodha kryetar forumi, në një nga proceset do thoja më të rregullta në 30 vite të Partisë Demokratike dhe sot jam deputet, jam falë jush. Dhe për këtë ju jam mirënjohës përjetë.

Mandati im nuk është i përjetshëm aspak, por për fat të mirë FRPD është anëtarë e të gjithë organizatave europiane të rinisë. Jemi krenar që jemi pjesë e forumit rinor të PPP-së. Anëtarësuam gjatë këtyre gjashtë viteve, forumin tonë në IDS, në organizatën zyrtare të PPE-së.

Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike dhe sigurisht ju jeni ata që nuk e harrojme historinë e Partisë dhe të Liderit historik Sali Berisha.

Kushdo që, kushdo që tenton dhe vë një shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën në këtë vend dhe atyre që krijuan narkoshtetin dhe kanë qenë non-grata edhe ata dhe që kanë qenë krah Edi Ramës, e ka shumë gabim. Ne jemi parti e lirisë, ne jemi partia që ka themeluar mendimin ndryshe.
Dhe unë as nuk mund ta mendoja që të mos isha sot pjesë e kësaj foltoreje.”-
deklaroi Këlliçi.

Berisha e vlerësoi Këlliçin për kontributin e tij.