Nëntë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, në raportin e përditshëm të së cilës bëhet me dije se nuk ka raste të vdekjes si pasojë e infektimit me Covid-19.
Ndërkohë mësohet se pesë qytetarë janë shëruar nga ky virus.
“07 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.
Në total numri i rasteve aktive është 460.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!”– thuhet në njoftim.