Vendosni fjalën kyçe....

Nis ‘Foltorja’ për rininë, Berisha: Basha të ishte këtu, të mësonte “ABC”-në e demokracisë nga rinia demokrate


Ashtu siç kishte paralajmëruar më parë ish-kryeministri Sali Berisha, ka nisur ‘Foltorja’ për rininë sot në Tiranë, të cilës i është bashkuar edhe kreu i FRPD-së Belind Këlliçi.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha akuzoi kryetarin aktual të PD-së Lulzim Bashën se po trembet nga rinia demokrate dhe kërkon t’u mbyll gojën përmes uzurpimit të FRDP-së dhe Forumit të gruas.

Sipas tij, Basha po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut.

“Basha duhet të ishte këtu në një debat të hapur, por i kyçur në zyrën e vet jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD e forumit gruas.

Kryetari pa parti e ka kapur një frikë e madhe nga ju të rinjtë e PD-së, Është krejtësisht i pashpresë. Edhe një herë ju sugjeroj ta ftoni në një debat, të mos fshihet të dalë ballë për ballë dhe të mësoj nga ju ABC e demokracisë. Po sillet si kur është shkolluar në Korenë  e Veriut dhe jo në Holandë.”- tha Berisha.