Vendosni fjalën kyçe....

Rama kritikon Policinë e Vlorës: Lejuan të mbusheshin 3 mijë metra katrorë me zhavorr të paligjshëm


Kryeministri Edi Rama ka kritikuar policinë e Vlorës, duke thënë se nuk kanë bërë punën e tyre siç duhet lidhur me pastrimin.

Ai i kritikoi ata specifikisht për rastin kur lejuan që 3 mijë metra katrorë të mbuloheshin me zhavorr të paligjshëm.

“Është e patolerueshme që policia e shëtit të qëndrojë jashtë kësaj nevoje jetike, për të pasur një shtëpi të përbashkët të pastër. Policia me ligj është përgjegjëse me autoritetin e territorit të shtetit. Në sytë e policisë këtu në Vlorë, jo më larg se para disa ditësh, u mbushën 3 mijë metra katrorë me zhavorr të paligjshëm. Nuk ndërtojnë dot një mur, sepse i shkojnë i vënë gjobë, ndërkohë që lejojnë që dhjetëra metra katrorë të mbushen me zhavorr pa leje. Është pjesë e planit që polica e shtetit duhet t’i ketë sytë 4.

Duhet të njoftojë dhe të japë informacione të menjëhershme, për çdo veprim të ngjashëm.”– tha Rama.

Kryeministri gjithashtu ka kërkuar ndarje të kazanëve për mbeturinat nga qytetarët dhe bizneset dhe të merren në një orë të caktuar nga bashkia.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri edhe batuta për ara që sipas tij hiqen si patriotë në rrjetet sociale, duke thënë se patriot i vërtetë është të mbash ambientin pastër.

“Shqipëria e pastër është prioritet i mandatit tonë. Të gjithë këto mbeturina nuk i ka sjellë një forcë e mbinatyrshme, nuk janë as mbetje arkeologjike por ndotje e vazhdueshme të gjithëve ne së bashku. Sikur secili të mos e hedh shishen plastike në rrugë apo të mos i lirë mbeturinat këtu dhe t’i marrë me vete, atëherë ne nuk do të turpëroheshim të gjithë nga ky vend i mrekullueshme që na e ka falur natyra. Gjithkush duhet të kthehet nga vetja, të jesh patriot nuk do të thotë të jesh gati të zbrazës pushkën në facebook, or të mbash pastër vendin tënd dhe të mos i gërvishtës fytyrën atdheut tënd. Ky plan është një plan që siç e thash buron nga shumë mësime të këtyre viteve, situat kudo ka qenë shumë keq disa vite më parë. Kjo dëmtonin turizmin por edhe të gjithë efektin zinxhir që ka, dëmtoni shëndetin , ekonominë. Një shishe plastike në tokë do 1000 vjet që të tretet dhe prania e miliarda mbetjeve të tilla plastike mbi tokën tonë është sëmundje, është kancer, që ne e mbjellim dhe e ushqejmë vetë.”- tha Rama.